Dosja ”Veliaj”, si u blenë artistët? Demo: Ajola Xoxa i shtriu përfitimet e saj deri tek restaurimi i filmave shqiptarë

Gazetarja, Elsa Demo e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Ajola Xoxës i është hapur çdo derë pasi është gruaja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe se Ajola i shtriu interesat dhe përfitimet e saj deri tek restaurimi i filmave.

Demo: “Kjo dosje është aq e pasur sa nuk ka nevojë që të përdoret teatri.

Nëse më përpara aludonim të shitur këta artistë, marrëveshja që kanë bërë me kryetarin e bashkisë atëherë tani rezulton se ka qenë një marrëveshje reale.

Ka qenë një marrëveshje faktike vetëm se ne na mungonin këto fakte që të shikojmë se Altin Basha me ‘Bashartin’ pas 2020 ka marrë para në vite, ka përfitur para shoqata e tij ndër vite.

Por pas 2020 fondet janë të shumta, janë edhe më shumë se çka marrë.

Po flasim për një person që i ka bërë këto gjëra ndërkohë që ka qenë drejtor i teatrit kombëtar.

U bë paralelisht me shkërmoqjen e institucioneve shtetërore, të cilat nga do thosha mandate i dytë i Ramës deri më sot gjendja vetëm është përkeqësuar.

Janë mbyllur janë ulur buxhetet. Është përdorur si maskë investimi në infrastrukturë.

Ajo (Ajola Xoxa) ka gjetur në krahun tjetër bashkëpunimin maksimal.

Arsyeja e dytë është se ajo (Ajola Xoxa) është gruaja e kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe i është hapur çdo derë.

Ajola Xoxa u shtri deri tek projektet për restaurimin e filmave shqiptarë.

Pra nga fokusi i saj arti bashkëkohor i shtriu qëllimet e interesat e saj dhe përfitimet po ashtu deri tek restaurimi i filmave”.

Artikulli paraprakSHBA rrit presionin ndaj Rusisë për armëpushimin 30-ditor në Ukrainë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon: I dërguari special i Trump do të shkojë në Moskë!
Artikulli tjetërBE hedh poshtë propagandën e Ramës: Shqipëria me nivelin më të lartë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik të varfërisë në Europë!