Listat e shqyera të politikës shqiptare dhe demokracia e kukullave

Nga Rigels Seliman

Në Shqipëri, listat zgjedhore nuk janë as të hapura, as të mbyllura- ato shqyhen, shqepen dhe qepen sipas interesit të Kryetarit të Përjetshëm. Socialistët dhe demokratët shpresonin për një garë të ndershme, por përfunduan duke parë një teatër politik, ku emrat u renditën si tek “kush e ka radhën te dera e selisë rozë dhe selisë blu”. Demokratët menduan se primaret do t’i afronin me popullin, por në fund listën e bëri “familja mbretërore” e PD-së. Socialistët, nga ana tjetër, prisnin një reformë demokratike, por morën një listë që vetëm Rama e kupton, ndoshta as ai vetë. Të përjashtuarit mund të qajnë sa të duan, sepse në këtë parti nuk vendos elektorati, por hierarkia. Në PD, nëse nuk je pjesë e rrethit familjar, e ke të kotë. Në PS, nëse nuk je pjesë e rrethit të Ramës, as mos e mendo. Koha po qan për tradhtinë ndaj socialistëve të vjetër dhe demokratëve të ndershëm, por kush e dëgjon? Në këtë lojë të pushtetit, e vetmja listë që vlen është ajo e besnikërisë ndaj Kryemadhërisë. Dhe meqë populli i votoi vetë këta mjeshtra të manipulimit, le të gëzojë tani këtë demokraci kukullash!

Artikulli paraprakPse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Artikulli tjetërListat e deputetëve të PS/ Mes përrallave të Ramës dhe realitetit të SPAK