Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar mbrëmë në një studio televizive sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim për muajin mars.
Teksa u ndal tek opinioni për Berishën ai tha se janë gati 50 për qind që Berishën se besojnë as për primaret që bënë brenda partisë.
Ai u shpreh se disa deputet në listat e Berishës ja dha kryeministri Rama sepse do ja marr mbrapsht sërish në 12 maj.
Gjithë publiku i njeh lëvizjet që do të bëjë Berisha, mbi 50 për qind atë se besojnë as për primaret që bëhen brenda partisë. Ai është i pabesueshëm edhe brenda partisë së vet. Në gjetjen e pyetësorit bindemi se pse Rama ka shpresa të jetë në pushtet, është se ka shpresa se e mbanë Berisha. Shumica janë të bindur se Berisha përdoret nga Rama. Ai është më i interesuar që ta promovojë si kundërshtarin e tij politikë. Mbijetesa e Berishës varet nga ekzistenca e Ramës. Gjysma e emrave të PD ka ikur me miratim të Ramës, një pjesë e tyre do kthehet tek Rama në 12 maj’, tha ai.