VIDEO/ Aeroplani me 178 persona në bord bën ulje emergjente, merr flakë në pistën e aeroportit! Pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar

Pasagjerët e American Airlines janë evakuuar në pistën e një aeroporti në Kolorado pasi një zjarr shpërtheu në aeroplan.

Pamjet e evakuimit tregonin pasagjerët të grumbulluar në krahun e Boeing, disa duke mbajtur çanta, me flakët që djegin aeroplanin.

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA (FAA) tha se pasagjerët përdorën rrëshqitës të fryrë për të zbritur në pistën e Aeroportiy Ndërkombëtar të Denverit. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i incidentit.

Nuk pati raportime për lëndime serioze, megjithëse aeroporti më vonë konfirmoi se 12 persona u dërguan në spital për lëndime të lehta.

Aeroplani u ngrit nga Kolorado Springs dhe do të udhëtonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Dallas Fort Worth në Teksas, tha FAA në një deklaratë për BBC.

Aeroplani u devijua për në Denver rreth orës lokale 17:15 pasi pilotët vunë re “dridhje të motorit”, tha FAA.

 

Pasi Boeing u ul në aeroport, mori flakë. American Airlines tha se avioni kishte 172 pasagjerë në bord, së bashku me gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë u evakuuan në mënyrë të sigurtë, tha kompania.

 

Ai shtoi se avioni ishte një Boeing 737-800 dhe kishte një “problem të lidhur me motorin”.

 

Tymi dhe flakët ishin të dukshme nga porta të ndryshme në aeroport, sipas zëdhënësit të aeroportit Michael Konopasek. Ai tha se zjarri është shuar dhe nuk ka sjellë vonesa për fluturime të tjera.

 

 

 

Artikulli paraprak“Porositi lajme dhe sulme nga burgu, dolën edhe në media kombëtare!”/ Xama: Veliaj u referohet gazetarëve si çirakë!
Artikulli tjetërBasha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Qytet me vlera të mëdha intelektuale dhe kulturore