“Koalicioni Euroatlantik mbajti premtimin për listat e hapura”/ Kandiati i Dibrës, Mirjan Kaloshi: T’i shohim në sy qytetarët!

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Mirjan Kloshi, kandidat i Koalicioni Euroatlantik për qarkun Dibër, shprehet se ky grupim politik mbajti premtimin për lista të hapura dhe për t’i ofruar qytetarëve në zgjedhje përfaqësuesit e tyre.

“Koalicioni Euroatlantik duke mbajtur premtimin e dhënë për lista të hapura dhe për t’iu ofruar qytetarëve të zgjedhin vetë përfaqësuesin e tyre në parlament, është një garanci për qytetarët që mes të mandatuarit për deputet dhe mandatuesit të jetë një kontratë llogaridhënje e cila të shërbejë në të mirë të qytetarëve, mes shqetësimeve që kanë qytetarët dhe sesa përfaqësuesi i tyre i ngrejë në parlament.” – shkruan Kaloshi.

Më tej ai thotë se qytetarët duhen parë në sy dhe jo siç kanë bërë në këto 33 vite politikanët që u marrin votat çdo katër vjet dhe nuk duan t’ia dinë më për hallet e njerëzve.

“Duke parë politikën e ditës që zihen veç për karrige dhe kërkojnë të jenë sa më larg fushës së mejdani, i ftoj të jenë në përballje dhe ti shohin në sy qytetarët. Dhe jo siç kanë bërë këto 33 vite demokraci që janë dukë sa për votën një herë në 4 vjet.”

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar banorë të Qarkut Dibër

Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe mundësive për të qenë një zë ndryshe nga çfarë na është ofruar deri më sot, kam vendosur të garoj për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit me Koalicionin Euroatlantik.

Koalicioni Euroatlantik duke mbajtur premtimin e dhënë për lista të hapura dhe për t’iu ofruar qytetarëve të zgjedhin vetë përfaqësuesin e tyre në parlament, është një garanci për qytetarët që mes të mandatuarit për deputet dhe mandatuesit të jetë një kontratë llogaridhënje e cila të shërbejë në të mirë të qytetarëve, mes shqetësimeve që kanë qytetarët dhe sesa përfaqësuesi i tyre i ngrejë në parlament.

Përulësi dhe mirënjohës për çdo bashkëpunëtorë që kemi ndarë beteja dhe sfida të mëdha për demokratët dhe qytetarët shqiptarë, jem përballur me një pushtet të kriminalizuar nga koka te këmbët.

Siç në këto ditë të opozitës që kam ngritur zërin dhe jemi përballur në beteja të vështira për ruajtjen dhe identitetit e trevës së Dibrës, të ngritjes së zërit dhe denoncimeve të çdo problemi që vinte nga keq menaxhimi i pushtetit në dëm të qytetarëve, do jem përsëri njëjti që nuk do ndalem ndaj çdo të padrejte që mund ti shkaktohet Dibrës dhe Dibranëve.

Për herë të parë në këto zgjedhje mere pjesë dhe diaspora e cila është një kontribuese e madhe në ekonominë e familjeve shqiptare dhe konkretisht Qarkut Dibër. Pavarsisht se kjo e drejtë duhet tu ishte dhënë vite më parë, por siç e dini politikanët e kampeve të 90-tës nuk e duan një votë që nuk e kan nën kontroll, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese i detyroi që ta miratonin të drejtën tuaj për ushtrimin e të drejtës së votës.

Duke qenë se me një pjesë prej tyre kam pas fatin të bashkëpunoj dhe të jem në kontakte të vazhdueshme për interesin madhor të Dibrës, që ishte mes faktit të kryer, të ekzistojë apo të shuhet përfundimisht. U jam mirënjohës për kontributin që kanë dhënë që nga Amerika e në Evropë, kanë qenë një zë i fuqishëm për Dibrën, ashtu dhe në këto zgjedhje i ftoj të jenë akoma një zë më i fortë për të bërë ndryshimin që i duhet vendit.

Duke parë politikën e ditës që zihen veç për karrige dhe kërkojnë të jenë sa më larg fushës së mejdani, i ftoj të jenë në përballje dhe ti shohin në sy qytetarët. Dhe jo siç kanë bërë këto 33 vite demokraci që janë dukë sa për votën një herë në 4 vjetë.

Ndryshimi vjen nga mesi juaj dhe jo nga ata që vetë ofrohen njëherë në 4 vjetë për ta parë nëse ekziston apo jo Dibra.

Në lista të hapura për qytetarin dhe jo në lista të mbyllura për Kryetarin.

Me besim dhe shpresë se jemi në të drejtën e Zotit për të bërë më të mirën për Dibrën dhe Shqipërinë.

#KOALICIONI_EUROATLANTIK

Artikulli paraprakG7 thirrje Rusisë të pranojë armëpushimin në Ukrainë: Nëse marrëveshja nuk arrihet, Moska do të përballet me sanksione të mëtejshme!
Artikulli tjetërDëshmia e profesorit nga Italia: Ajo që dëgjova për Kosovën në ‘Sallën e Kollonave’, ku ishin dhe disa parlamentarë të majtë italianë të sapo kthyer nga Beogradi e takimet me Millosheviçin, ishte skandaloze…