Gjergj Nika prezanton planin ekonomik të Koalicionit Euroatlantik: Jemi të vendosur të çlirojmë tregun, në mbështetje të qytetarëve dhe sipërmarrësit e ndershëm

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Vlorën, Gjergj Nika, ka prezantuar planin ekonomik të kësaj force politike, duke theksuar angazhimin për një ekonomi të lirë tregu, taksa të ulëta dhe luftë kundër korrupsionit.

Sipas Nikës, reformat e propozuara synojnë rritjen ekonomike nga 5 deri në 8% dhe reduktimin e varfërisë me 50% brenda mandatit të parë. Plani përfshin vendosjen e taksës së sheshtë 9% për të ardhurat personale dhe bizneset, eliminimin e taksave për bizneset e vogla deri në 14 milion lekë, si dhe uljen e detyrimeve ndaj pushtetit vendor në maksimum 1% të xhiros vjetore.

Një nga masat kryesore është bashkimi i tatimeve dhe doganave në një institucion të vetëm për të reduktuar burokracinë dhe luftuar korrupsionin. Gjithashtu, propozohet rimbursim automatik i TVSH-së dhe eliminimi i “taksës Rama” prej 240 lekë/litër në karburante.

“Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë,” deklaroi Nika, duke shprehur besimin se ky model ekonomik do të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

Postimi i Gjergj Nikës:

Si forcë e djathtë, ne jemi të bindur se varfëria luftohet dhe reduktohet vetëm përmes lirisë së tregut, mbështetjes për sipërmarrjen dhe taksave të ulta.
Me reformat strukturore, rikonceptimin e modelit ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit, ne synojmë një rritje ekonomike nga 5 deri në 8%.

Ne jemi të vendosur të çlirojmë tregun nga aktorët abuzive dhe klientët e korruptuar të qeverisë duke mbështetur qytetarin dhe sipërmarrësin e ndershëm.

Duke patur në thelb lirinë e tregut, taksat e ulta dhe mirëqeverisjen, ne synojmë uljen me 50% të varfërisë në fund të mandatit të parë.

Për këtë qëllim, ne zotohemi:

o Të fuqizojmë shtresën e mesme;
o Të vendosim taksën e sheshtë 9 %;
o Të kemi tatim mbi të ardhurat personale 9 %;
o Të kemi 9 % tatimin për biznesin;
o Të heqim fare taksat për biznesin e vogël deri në 14 milion lekë (të reja);
o Të ulim detyrimet, që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit vendor në vlerën jo më të lartë se 1 % e xhiros vjetore;
o Të aplikojmë pullën fiskale, të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla, duke ofruar shërbimin ku dhe kur kërkon tatimpaguesi;
o Të vendosim kompesimin apo rimbursimin automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues, duke eliminuar abuzimin, korrupsionin si dhe ndërhyrjen e adminsitratës tatimore;
o Të bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë dhe duke shumëfishuar luftën kundër korrupsionit;
o Të eleminojmë Privilegjet fiskale për investitorët strategjik;
o Të heqim “taksën Rama” prej 240 lekë (të vjetra)/litër, pjesë e çmimit të karburanteve.

Shqipëria meriton më shumë!

Shqiptarët meritojnë më shumë!

Artikulli paraprakBE refuzon mishin shqiptar, shkak, mungesa e sigurisë
Artikulli tjetër“Disa u mbytën nga tymi, të tjerë u dogjën!”- Tragjedia në lokalin e natës në Maqedoni, ministri i Brendshëm: Kanë vdekur mbi 50 persona! Ja si shpërtheu zjarri