“Disa u mbytën nga tymi, të tjerë u dogjën!”- Tragjedia në lokalin e natës në Maqedoni, ministri i Brendshëm: Kanë vdekur mbi 50 persona! Ja si shpërtheu zjarri

Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Koçan, ndërsa mbi 100 persona të tjerë janë të plagosur.

 

Sipas ministrit, viktima ndodhen në disa spitale në vend dhe pas identifikimit do të duhet të dërgohen për obduksion në Shkup.

Toshkovski deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.

Siç tregon ai, shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe zjarri u përhap. Sipas tij, tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët.

Ai konfirmoi se organizatorët ishin arrestuar dhe se të gjithë zyrtarët duhet të ndjejnë përgjegjësi morale për një tragjedi të tillë.

Artikulli paraprakGjergj Nika prezanton planin ekonomik të Koalicionit Euroatlantik: Jemi të vendosur të çlirojmë tregun, në mbështetje të qytetarëve dhe sipërmarrësit e ndershëm
Artikulli tjetër“Disa nga viktimat janë të moshës 14-24 vjeç”- Zjarri në diskotekën në RMV, drejtoresha e spitalit të Koçanit: Pacientët erdhën me djegie dhe helmin nga monoksidi karbonit