Ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në pranverë, moti në vendin tonë na kujton ditët e dimrit.
Sot (7 mars) Thethi është veshur nën petkun e bardhë të dëborës.
Siç duket edhe nga pamjet i gjithë aksi Shkodër-Theth është mbuluar nga bora.
Burime bëjnë me dije se bora në rrugën e Thethi ka arritur deri në 10 cm.
Drejtuesi i automjetit tregon se nuk po pastrohet aksi rrugor dhe se për automjetet nevojiten vendosja e zinxhirëve në goma, sepse ndryshe mund të bllokohen në këtë aks rrugor.