Nëpërmjet një postimi, kandidati i Koalicionit Euroatlantik Vlorë, Gjergji Nika shprehet se programi i këtij grupimi do të çlirojë ekonominë dhe rikuperojë paratë publike. Më tej Nika shkruan se do të bëhet edhe verifikimi i kontratave koncensionare, PPP-ve dhe Prokurimeve Publike që janë bërë në shkelje me ligjin.
Më poshtë postimi i Gjergji Nikës:
Programi jonë dhe qëllimi kryesor është që të çlirojmë ekonominë, të rikuperojmë paratë publike dhe të kthejmë besimin e qytetarëve tek qeverisja, në qeverinë e re ne angazhohemi për:
Verifikimin e kontratave koncesionare, PPP-ve, dhe Prokurimeve Publike.
✔️Çdo kontratë korruptive do të anulohet.
✔️Kompania që gjendet me shkelje do të përjashtohet nga procedurat konkurruese publike ose shërbimi publik për 20 vjet.
✔️Në arbitrazh dhe në gjykatë, qeveria do të mbrohet me klauzolën e korrupsionit.
✔️Moratorium një vjeçar, për të rishikuar të gjitha kontratat PPP-ve.
Çdo gjetje abuzive si në nivel qendror dhe lokal, do të raportohet në prokurori sipas ligjit Antimafia.
✔️Pasuritë e personave të përfshirë në këto kontrata abuzive do të verifikohen, sekuestrohen dhe konfiskohen, pavarësisht nëse dënohen penalisht.
✔️Barrën e provës e ka kompania private ose zyrtari që ka miratuar aktin.
Miliarda euro dhe pasuri të tjera të zhvatura qytetarëve dhe shtetit shqiptar do të gjurmohen, lokalizohen dhe do t’iu kthehen qytetareve përmes Njësisë së Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive e cila, do të veprojë në çdo cep të territorit, por edhe jashtë vendit.
# Shqipëria meriton më shumë.