Orjola Pampuri: Koalicioni Euroatlantik me program konkret dhe kandidatë me integritet

Orjola Pampuri, kandidate e “Koalicionit Euroatlantik”, tregoi objektivat e grupimit të Lulzim Bashës për zgjedhjet e 11 majit.
Në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Pampuri me bindje tha se shqiptarët në 11 maj do të votojnë numrin 4.
Sa i përket “bisedës” së Lulzim Bashës me kryeministrin, kandidatja e “Koalicionit Euroatlantik” tha se nisi nga Rama.
Ajo u shpreh se Z. Basha vetëm i ktheu një përgjigje pyetjes së tij, duke shtuar se ishte kryeministri ai që vijoi thumbat si gjithmonë.

Intervista e plotë:

Ka qenë e vështirë për të gjetur kaq shumë emra kandidatësh?
Pampuri: Probleme kanë qenë të gjitha këto katër vitet e fundit, por nuk ka qenë problem të gjenden 180 emra. Nuk ka qenë e vështirë të gjenden, se emrat ishin ata që ishin, e vështirë ka qenë koalicioni. Në fund fare, emrat janë të regjistruar në KQZ dhe jemi gati për të punuar në këtë fushatë.

Përse Basha ka zgjedhur të bëjë një “dialog” me kryeministrin Rama?

Pampuri: Nuk ishte zgjedhja e Bashës. Ne kishim një mbledhje në Ali Dem dhe kishim ftuar edhe Bashën atë ditë. Edi Rama, si gjithmonë, kishte parë atë retorikën e tij politike. Për aq kohë sa përmendi zotin Basha, Basha e tregoi se ku ishte, paradite në Shkodër, pasdite në takimin në degën e Ali Demit, ku un jam kandidat për deputet. Ishte thjesht një përgjigje që Basha i ktheu Ramës dhe Rama vijoi si gjithmonë. Por nëse vijon pafund, sigurisht që do ta marrësh një përgjigje.

Çfarë objektivash keni?

Pampuri: Z.Hasa është thjesht një taktikë elektorale për t’u përfshirë në zgjedhje, në krye është Lulzim Basha. Basha ka një proces të rëndësishëm për t’i kthyer vulën të djathtës së vërtetë. Objektivi i koalicionit, padiskutim, është të bëjmë më të mirën. Kemi një program të mirë, që kemi qenë të vetmit që e kemi paraqitur shumë herët. Kemi figura me shumë integritet dhe padiskutim është oferta e mirë që janë kandidatët dhe pritshmëritë janë shumë të mira. Besoj se jemi më të mirët dhe unë këtë e them me shumë besim.

Sa deputetë do të arrini të nxirrni në Tiranë?

Pampuri: Kam preferuar që publikisht të mos them asgjë nga ato që kemi diskutuar. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Nëse punon, je i pastër, i pakorruptuar, ke një program të mirë, sigurisht që do marrësh më të mirën. Shqiptarët do votojnë numrin 4.

Artikulli paraprakSi Ndikon Mungesa e Gjumit tek Emocionet Tuaja?
Artikulli tjetërKa harruar golin me Milanin, Gimenez: Shpërblej pritjen fantastike