Kryediplomatja e BE-së: Nuk mund t’i besojmë Rusisë! Moska nuk dëshiron të bëjë lëshime për negociatat e paqes në Ukrainë!

Kaja Kallas, shefja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, ka deklaruar se Rusisë “nuk mund t’i besohet”.

 

Deklarata e Kallas vjen pas bisedës telefonike që Putin dhe Trump zhvilluan ditën e djeshme.

Pas bisedës me Trump, Putini pranoi dje një armëpushim të pjesshëm, vetëm ndaj infrastrukturës energjitike të Ukrainës,

Sakaq pavarësisht dakordësimit, Rusia dhe Ukraina, menjëherë pas telefonatës nisën sulme ajrore intensive mes tyre.

“Është e qartë se… Rusia nuk dëshiron në të vërtetë të bëjë asnjë lloj lëshimi,” u tha Kallas gazetarëve në Bruksel.

Ajo tha ndër të tjera se BE po punon për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për Kievin.

Rusia dhe Ukraina akuzuan të dyja njëra-tjetrën për sulme ajrore që shkaktuan zjarre dhe dëmtuan infrastrukturën vetëm disa orë pasi udhëheqësit e tyre ranë dakord për një armëpushim të kufizuar për të ndalur sulmet në infrastrukturën energjetike.

Vladimir Putin ra dakord të ndalonte përkohësisht sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, por nuk pranoi të miratonte një armëpushim të plotë 30-ditor të kërkuar nga Donald Trump në një telefonatë mes dy liderëve dje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishte rënë dakord me propozimin e SHBA-së për armëpushim 30-ditor përpara thirrjes, dhe më vonë mbështeti armëpushimin më të kufizuar për objektivat e energjisë.

Por, pas sulmeve ruse gjatë natës, shefi i shtabit të Zelenskyt, Andriy Yermak tha se Moska nuk e kishte mbajtur fjalën e dhënë.

Forcat ruse kryen një sulm ajror në infrastrukturën energjetike të Slovyansk, një qytet me 100,000 banorë në rajonin e Donetsk, sipas raporteve lokale, duke lënë një pjesë të qytetit pa energji elektrike.

Rusia po sulmon infrastrukturën civile dhe njerëzit, pikërisht tani”, tha ai në Telegram.

Artikulli paraprakNën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule del nga SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm!
Artikulli tjetërAgjërimi gjatë muajit të Ramazanit, Rydiger rrëfen sfidat: Nuk ha dhe nuk pi asgjë, stërvitja s’është e lehtë