Gazetarja Klodiana Lala ka përmendur disa nga dosjet e nxehta të SPAK, që pritet të finalizohen me arrestime të reja.
Lala tha se hetimet e SPAK kanë përparuar dhe janë disa deputetë të PS në hetim për vepra të korrupsionit, hetimet kanë përparuar.
Sipas saj, hetimet kanë nisur dhe mbi bazën e deklaratave të Ahmetaj, kur ishte në arrati. Ndërsa tha se ka dosje të rënda për Ballukun, por edhe zyrtarë të tjerë.
“Në SPAK një sërë deputetësh të mazhorancës dhe opozitës, por kryesisht të mazhorancës janë nën hetim për vepra penale të korrupsionit. Hetimet kanë përparuar. Duke qenë se ka nisur hetime edhe në bazë të disa deklaratave të zotit Ahmetaj. Për Ballukun ka patur disa kallëzime penale të bëra nga Gazment Bardhi. Janë shumë dosje që janë përpara, se kur do jetë momenti që prokurori mund të kërkojë një masë arresti ai është një histori që e di vetëm prokurori. Brenda ka dosje shumë të nxehta, njëri është ajo e McGonigal që mund të përvëlojë vetë kryeministrin e vendit. Po pritet letër porosia nga Amerika. Ka dosje të tjera për zotin Balla, Gjiknuri, Ballukun, Xhackën, është dosja Meta, dosja Berisha. Është një hetim ndaj Flamur Nokës, një hetim tjetër ndaj Kallicit, Frida Krifca. Pra ka kaq shumë dosje në SPAK sa njëra mund të jetë gati më shpejt sesa tjetra”, tha Lala në emisionin Log në News24.