Shembet miniera, humb jetën minatori në Tropojë

Një minator ka humbur jetën ditën e djeshme në Tropojë për shkak të shembjes së minierës së Lajthizës. Burimet bënë të ditur se ka gjetur vdekjen minatori me inicialet A.K, 40 vjeç, si dhe është plagosur një minator tjetër. Shembja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:00, ndërsa policia ka konfirmuar vdekjen e A.K.
Para disa kohësh një tjetër minator humbi jetën në minierën e Zogajt në Tropojë. 42-¬vjeçari R.A. ka qenë duke punuar kur një masiv gurësh ka rrëshkitur, duke e zënë minatorin poshtë. Kolegët e tij kanë punuar për 3¬4 orë për të nxjerrë trupin e pajetë.

Artikulli paraprakSkandali në QSUT, pacientët presin disa muaj për të bërë rezonancën
Artikulli tjetërBllokohet për mungesë nafte linja hekurudhore e Bajzës