Persona të maskuar hynë në ambientet e kompanisë ONE, por ngjarja nuk u raportua! Procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi i një departamenti

Policia ka nisur hetim ndaj 7 punonjëse të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të kompanisë telefonike ONE në Tiranë, pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024.

 

Sipas policisë, nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kompanisë në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Njoftimi i policisë:

Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.

Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

  • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

  • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.

Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.

Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKur do të kërcasin prangat per Belinda Ballukun…!
Artikulli tjetër“Urdhëroi punonjësit për hapjen e portave USB”- Ndërhyrja në sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës zbardh akuzat ndaj ish-drejtorit të IT: U futën edhe persona të tjerë paautorizuar për të asistuar në procesin e back up