Dëborë në pranverë, zbardhet qarku i Kukësit! Ulen ndjeshëm temperaturat

Kukësi përfshihet nga moti i keq me era, reshje shiu e bore si dhe ulje temperaturash.

Në lartësitë 600 metër mbi nivelin e detit reshjet e shiut i kanë lënë vendin borës. Deri më tani zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi nuk paraqesin probleme në lëvizje pavarësisht se bora ka arritur deri në 5 cm.

Drejtuesit e mjeteve të përdoruesve të rrugëve nacionale duhet të bëjnë kujdes veçanërisht në

Segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, këto segmente kanë prezencë të akullit e borës, si dhe ka prezencë të rënies së gurëve nga moti i keq.

Artikulli paraprakTrajneri i Çelsit, Mareska: Duhet të fitosh shëmtuar për t’u bërë skuadër e madhe
Artikulli tjetërPëllumb Seferi takime me qytetarët e kryeqytetit: Energjia dhe angazhimi i të rinjve na jep shpresë për një qytet që do që të zhvillohet