VIDEO/ Hames Rodrigues tradhtohet nga nervat, mesfushori kolumbian i gjuan me këpucë arbitrit

Hames Rodriguez u tradhtua nga nervat në ndeshjen mes Klub Leon dhe Queretaro, duke e kthyer në qendër të vëmendjes. 

Në minutën e 72-të dhe me rezultatin 1-1, i rrëzuar nga kundërshtari i tij, mesfushori kolumbain, hoqi këpucën dhe ia hodhi arbitrit, dukshëm i irrituar. 

Natyrisht, ky i fundi nuk e la veprimin pa u ndëshkuar duke i treguar kartonin e verdhë mesfushorit të Leonit. 

Në fakt, kur u ngrit sërish në këmbë, ai u tall me arbitrin për vendimin e tij për ta “zverdhur”, para se të vishte sërish këpucën dhe të ekzekutonte goditjen e lirë që fitoi. Këto pamje janë duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni videon:  

Artikulli paraprakDozat e duhura të magnezit sipas çdo moshe, ja këshillat e nevojshme që duhet të ndiqni
Artikulli tjetërVuçiç kërcënon: Çdo vendim për të arrestuar Milorad Dodik do të ishte katastrofik, si për të rajonin edhe për Serbinë. Kemi përpara një luftë…