Basha ironizon Ramën nga Divjaka: Më 11 maj fermerët votojnë për subvencione dhe për lekët në xhepat e tyre, jo në xhepat e shokëve të tu, Rame

Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantikë, Lulzim Basha, kësaj radhe zgjodhi të ironizonte dështimet në bujqësi të qeverisë së Edi Ramës, me fermerin Lulzim Noreci në Divjakë. Basha i drejtohet kryeministrit duke thënë se të gjithë subvencionet e Europës i futi në xhepat e vet, me shokët e shoqet, ndërsa djersa e fermerit në Divjakë e në të gjithë Shqipërinë, kokrrën e lekut nuk u ka dhënë.

Edhe fermeri Lulzim Noreci, shprehu shqetësimin për mungesën e ndihmës reale për fermerët, duke thënë se në 12 vite nuk ka marrë asnjë subvencion. “Në Divjakë nuk jam veç unë fermer, ka shumë fermerë. Kjo tokë o Ramazan… kjo tokë është tokë e bekuar, mbille tre herë, marrim tre prodhime, dhe s’po ia dalim as me një prodhim” – tha ai.

Basha dhe Noreci nuk kursyen as paralajmërimet ironike për Ramën, se pas 11 majit do shkojë tek shokët e tij, ose tek dyshi që e ka në arrati në Zvicër, ose tek treshi që e ka në Durrës, ose tek 7×7=313-ta ku ka pjesën tjetër.

Zbardhja e videos:

Lulzim Noreci: O Rame, ik o Rame ik.

Lulzim Basha: O Rame, në Divjakë Rame, shihi tokat e Divjakës Rame. Vetëm me djersën e fermerëve si adashi im këtu, si Lul Noreci.

Lulzim Noreci: Gënjen Rame, gënjen, nuk ke subvencionuar. Ke subvencionuar vetëm servilat, jo ne fermerët e mëdhenj. S’jam vetëm unë fermer i madh në Divjakë o Rame. Po në 11 maj do të të tregojë populli ku do vesh o Rame.

Lulzim Basha: E Rame, Rame, ku i ke shokët Rame?

Lulzim Noreci: E ku i ka, te veni. Dyshi, zëvendëskryeministri i arratisur, thotë jam burrë i ndershëm. Një kryefamiljar po ta thotë o Ram, nëse të shkatërrohet e gjithë familja, dhe thotë jam burrë i ndershëm. Nuk bën vaki në Shqipëri.

Lulzim Basha: E Rame, Rame, të gjithë subvencionet e Europës i more i fute në xhepat e vet. Shokët e shoqet tuaja, djersa e fermerit vu në divjakë e në të gjithë Shqipërinë, kokrrën e lekut nuk u jep Rame. Lekët për shokët e tu Rame, jo për fermerët, si Lul Noreci me shokë.

Lulzim Noreci: Jo unë skam marrë, ja po ua them një thirrje publikisht para mediave. 12 vite Rame, një herë më ke dhënë naftë. Se të kujt janë këto politika. Por nëse janë ushtarët e tu që drejtojnë të gjitha institucionet shtetërore, këtu ka racizëm, s’ka demokraci, por ka skllavëri. Dhe nuk jam veç unë. Fushat e Tërbufit i ke të gjitha djerë. Të mbillet gruri, ma bjen grurin nga serbi. Po këta fermerë me çfarë do jetëojnë? Po ky qumësht që po e derdh gjithë jugu. Se nuk flas vetëm në emër tim. Në Divjakë nuk jam veç unë fermer, ka shumë fermerë. Kjo tokë o Ramazan… kjo tokë është tokë e bekuar, mbille tre herë, marrim tre prodhime, dhe s’po ia dalim as me një prodhim.

Lulzim Basha: E mo Rame, lekët o në xhepat e shokëve të tu, o bereqet për fermerët. Të dyja nuk shkojnë o Rame. O shokët e tu tek 7×7=313, atje e kanë vendin dhe lekët do i kthejmë tek fermerët shqiptarë, që ta bekojnë punën e tyre e ta kthejnë në mirëqenie djersën e tyre.

Lulzim Noreci: Atij nuk i beson më njeri.

Lulzim Basha: Ja kështu Rame, do ta marrësh përgjigjen më 11, bashbkë me shokët e tu tek 7×7=313. Më 11 maj fermerët votojnë për subvencione dhe për lekët në xhepta e tyre, jo në xhepat e shokëve të tu Rame.

Lulzim Noreci: Rame, do ikësh për fiq, si ai që shiste fiq.

Lulzim Basha: Tek ai i Durrësit e ka fjalën, jo tek 313-ta.

Lulzim Noreci: Ai që shiste fiq. Dyshi të iku në Zvicër, treshi brenda në Durrës, të tjerët nuk e di ku i ke o Rame.

Lulzim Basha: O Rame, pot ë rimë t’i numërojmë shokët që ik ke tek 7×7=313, iku dita e punës vetëm duke numëru shokët e tu.

Lulzim Noreci: O Rame, do ikësh për fiq. Do marrësh kandarin të shkosh tek Erion Veliaj të peshosh fiq.

Artikulli paraprakKërkoi heqjen e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Kryemadhin
Artikulli tjetërFushata është për të ndërtuar alternativën, jo për të sulmuar njëri-tjetrin– Joni Myshketa thirrje për etikë dhe bashkim kundër së keqes