Azgan Haklaj vlerësohet nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Kosovë

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Azgan Haklaj, ka marrë një vlerësim të veçantë nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një akt që ai vetë e ka konsideruar si nderim të madh dhe emocionues.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Haklaj shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë e simbolit të tre shkronjave të arta – UÇK – për të dhe për mbarë kombin shqiptar. “Madhështisë i dridhen gjunjt’ para modestisë! Ceremoni modeste por vlerësim i madh për mua!”, shkruan ai.

Mirënjohja iu dorëzua në ambientet e organizatës në Prishtinë nga kryetari Hysni Gucati, ndërsa më pas u organizua një pritje e ngrohtë në lokalin “De Rada”, pronë e mikut të tij, Fatos Ahmeti. Në këtë ngjarje morën pjesë dhe personalitete të njohura si dr. Bashkim Murati nga Shqipëria dhe deputeti nga Maqedonia e Veriut, dr. Ilir Hasani.

Haklaj përmbylli mesazhin e tij me një falënderim të përzemërt për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke u uruar një ditë të mbarë dhe duke theksuar frymën e bashkimit kombëtar që e karakterizon këtë akt vlerësimi.

Më poshtë postimi i Haklajt:

Madhështisë i dridhen gjunjt’ para modestisë!

Ceremoni modeste por vlerësim i madh për mua!

Vlerësim nga tre shkronja të arta të Alfabetit Shqip!

UÇK!

Faleminderit Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarit Hysni Gucati për vlerësimin!
Pas dorëzimit të mirënjohjes në zyrat e organizatës një pritje e ngrohtë e vëllazërore tek lokali De Rada në Prishtinë nga pronari miku im i çmuar Fatos Ahmeti!
Faleminderit dy miqve të mi të veçantë dr Bashkim Murati nga Shqipëria dhe deputetit nga Maqedonia e Veriut dr Ilir Hasani!
Ju përshëndes miq!
Ju uroj një ditë të mbarë!

Artikulli paraprakBasha ironizon deklaratat për debat mes bufit të artë dhe bufit të bardhë: Dilni tregojini njerëzve i kujt është Elvis Roshi. Sepse shokun e tretë e keni tek 7×7 = 313
Artikulli tjetërBasha: Paratë e shqiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës, e do t’i kthejmë në shërbime për shqiptarët