Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, Egert Haxhiu, ka ndarë problematikat e banorëve të fshatit Gurrë e Madhe, në Njësinë Administrative Petrelë, duke theksuar mungesën e vëmendjes nga institucionet. “Sot ishim në Gurrë të Madhe ku u takuam me banorët e zonës dhe diskutuam për problematikat kryesore të tyre,” shkruan ai.
Sipas Haxhiut, shqetësimet kryesore janë: “Largësia që u duhet të bëjnë për të dërguar fëmijët në shkollë, rreth 2-3 km deri në Daias. Gjatë stinës verore nga thatësira shumica e tokave nuk kanë mundësi për vaditje për arsye se kanalet vaditëse janë neglizhuar absolutisht. Mungesë punësimi. Mungesë mbështetje agrumesh e shumë mungesa parimore të zonës që i përkasin.” Ai shprehet se këto janë pasoja të një pushteti që ka injoruar për vite me radhë jetën reale të zonave rurale.
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik
ër të sjellë zgjidhje reale dhe për të garantuar që zonat rurale të mos jetojnë më në harresë.
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik
Postimi i plotë:
