Mirela Karabina: Në politikë nga revolta dhe shpresa – qytetarëve u ofroj ndershmëri dhe qëndrueshmëri

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka shpërndarë një mesazh për ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, duke theksuar motivimin dhe përkushtimin e saj në politikën aktive. Ajo deklaron se në politikë e ka sjellë revolta dhe shpresa për një të ardhme më të mirë, ndërsa thekson se e sheh politikën si një formë shërbimi ndaj njerëzve.

“Politikën e kuptoj shërbim ndaj njerëzve, ndaj dhe jam çdo ditë duke takuar qytetarë, duke ndarë qëndrime por dhe duke diskutuar me ta për të kundërtat,” shkruan Karabina.

Ajo shton se nuk lodhet nga angazhimet në fushatë, përkundrazi, e bën me dashuri, duke e konsideruar fushatën elektorale si një shërbim ndaj qytetarëve dhe një kontribut për një vend më të mirë.

“Qytetarët vuajnë njësoj keqeverisjen, kanë revoltë njësoj si unë, por ajo që unë i ofroj është shpresa, integriteti, ndershmëria, vendosmëria dhe qëndrueshmëria,” shkruan ajo në statusin e saj.

Karabina u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin Koalicionin Euroatlantik si një zgjedhje për të ardhmen dhe për ndaljen e së keqes.

“Nëse ju votoni Koalicionin Euroatlantik, i them, keni zgjedhur të ardhmen, do të ndalni të keqen dhe drita do të triumfojë mbi të mirën. Dhe nëse më votoni mua, keni një zë të fortë dhe një derë të hapur,” thekson ajo.

Mesazhi i saj përfundon me një deklaratë emocionuese për qytetarët elbasanas, duke e cilësuar përkrahjen e tyre si energjinë e saj më të madhe dhe të paçmueshme.

“Qytetarët e mi elbasanas meritojnë të jetojnë mirë, kokëlartë e me dinjitet. Elbasani meriton më shumë. Shqipëria meriton më shumë,” përfundon Karabina, e shoqëruar me sloganet e fushatës së saj: #Voto4 #KoalicioniEuroatlantik #VotoMirelaKarabina #Elbasan.

Artikulli paraprakDëshmitë për BBC: Kontrolli i mafias shqiptare mbi trafikun e kokainës nga Ekuadori
Artikulli tjetërSTATISTIKAT/ Reali ka mposhtur 111 skuadra në historinë e Ligës së Kampioneve, por Arsenali mbetet i pathyeshëm