Në QSUT janë hapur dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik.
Fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin mësimin përmes teknologjisë dhe aktiviteteve edukative, duke përfshirë edhe mësimin sipas kurrikulës shkollore dhe aktivitete argëtuese si lexim, muzikë dhe art.
Në to janë vendosur katër mësues të sistemit arsimor dhe një mësuese e përhershme, e ciklit fillor.
Për fëmijët që e kanë të pamundur lëvizjet nga shtretërit, do të mundësohen tableta, smartphone dhe mjete didaktike të krijuara posaçërisht për ta. Krahas mësimit, do të ofrohen aktivitete që lidhen me leximin, fotografinë, muzikën etj.
Do ishte mirë që teksa këtyre fëmijëve u “dhurohet” pak argëtim, do duheshin siguruar nevojat bazike si trajtimi shëndetësor me ilaçe me protokollet më të fundit.