Reagim i Kandidatit të Koalicionit Euroatlantik Durrës/ Sami Osmani: Në panik nga humbja, shpikin mbështetjen time për ta, kur unë jam vetë në garë!

Nga Sami Osmani

Të nderuar banorë nga Durrësi, Shijaku dhe Kruja. Tani jemi në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, ethet i kanë zënë keq disa kandidatë opozitarë.
Me një temperaturë të lartë politike brenda vetes, kjo për shkak të humbjes së mbështetjes në terren, kandidatët e PD-së kanë nisur të trokasin dhe pse jo “shqyejnë” dyert e bashkëqytetarëve dhe në panik nga ajo çfarë i pret më 11 Maj, kanë nisur të përhapin thashetheme ndër tavolina se unë jam në mbështetje të tyre. Është ky një argument idiot sepse unë Sami Osmani as shitem as blihem dhe as kam ndërmend të iu ofrojë mbështetje time atyre që për 34 vite as FALEMINDERIT nuk më kanë thënë, për “thesin” e votave që kanë marrë fal punës sime dhe demokratëve të ndershëm në terren.
Duke ditur mbështetjen time tek qytetarët, impaktin që kam në terren si një njeri i fjalës së mbajtur, po përdorin këto metoda të dala boje, të pabesueshme nga askush dhe pa asnjë rezultat elektoral.
Garantoj çdo qytetari se koha ka treguar që Sami Osmani nuk tërhiqet nga beteja. Unë jam në këtë garë pikërisht për të korrigjuar edhe gabimet e mia, për të kthyer besimin te ju miq që u zhgënjyet këto 34 vite me mashtrime të tilla dhe njerëz që vinin në terren një herë në 4 vjet. Koha e tyre ka mbaruar. E vjetra po bie, e reja po ngrihet.
Me 11 Maj Voto nr.4️⃣,
Voto Koalicionin Euroatlantik
✅ Voto Sami Osmanin.
Shqipëria Meriton Më Shumë.
Durrësi meriton më shumë.

Artikulli paraprakNjë përgjigje për nënkryetaren e Bashkisë Elbasan, kandidate për deputete Aulona Bylykbashi
Artikulli tjetërDetaje nga kontrollet e BKH-së në një biznes në Elbasan, kompania në pronësi të personave pranë Suel Çelës!