Kandidati për deputet në Qarkun Shkodër nga Koalicioni Euroatlantik, Naim Hasani, u bën thirrje qytetarëve dhe diasporës shqiptare të angazhohen për zgjedhjet e 11 majit. “Shqipëria ka nevojë për ndryshim, dhe atë do ta bëjmë bashkë”, thekson ai në mesazhin e tij.
Hasani i drejtohet posaçërisht votuesve nga Malësia e Madhe, Shkodra, Puka, Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës, si dhe shqiptarëve që jetojnë në Britani dhe më gjerë. “Të vetëm nuk ia dalim dot. Të gjithë bashkë bëjmë ndryshimin për një Shqipëri demokratike dhe europiane,” nënvizon ai.
Duke përfaqësuar Koalicionin Euroatlantik, Hasani angazhohet për një politikë të ndershme, në shërbim të qytetarëve dhe me vizion për të ardhmen. “Votoni Koalicionin Euroatlantik, Votoni Numrin 4, Votoni Naim Hasani!”
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik
Postimi i plotë:



