Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri ka zhvilluar sot takime me bizneset. Ajo u ka prezantuar programin e forcës që përfaqëson. Sipas saj, duhet të marrë fund riciklimi i të njëjtave figura.
“Në çdo biznes të vogël, me çdo qytetar, për t’i prezantuar programin tonë dhe mundësinë për të bërë ndryshimin më 11 Maj me votën e tyre. Duke votuar nr. 4, Koalicionin Euroatlantik, riciklimi i të njëjtave figura që na lanë në tranzicion 34 vite, do të marrë fund”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Po ashtu Pampuri ka njoftuar se sot pasdite do të ketë një takim me gratë, ku i pranishëm do të jetë dhe Lulzim Basha.
“Sot pasdite Lulzim Basha, takim me zonjat qëndrestare, të cilat veçanërisht këto katër vitet e fundit, duruan shumë, qedruan dhe mbështetën me shumë dinjitet një kauzë të rëndësishme, e cila çliron një herë e përgjithnjë Shqipërinë e shqiptarët nga kurthi i tranzicionit 34 vjeçar.
Zonja që me çdo “gur”, që ua hodhën me pa të drejtë ndërtuan një “kështjellë”, e cila më 11 Maj, me votën e të gjithë shqiptarëve për nr4, do të jetë pikënisja e një të ardhme më të mirë, ku do të prevalojë meritokracia dhe fundi i pandëshkueshmërisë”, shkruan ajo.