Azgan Haklaj: Belinda Balluku-dora vrastare e votës së lirë!

Azgan Haklaj

Prej mëse dy muajsh në supërministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është e vështirë të takosh një zyrtar që futet në zyrën e tij.

Kjo nuk ka ndodhur as në ditët tragjike të pandemisë.
Belinda Balluku dhe i gjithe stafi i saj kanë zbarkuar në Myzeqe..!
Përbri Ballukut qëndron një kodosh i korrupsionit në tatime dhe aktualisht zv ministër i saj dhe kandidat për deputet i mazhorancës.
Ai është famozi Ceno Klosi që tani myzeqarët i kanë venë nofkën e diversantit të viteve ’50-të Hamit Matjani.
Hallexhinjë që tubohen përditë në Fier, Lushnje e Divjakë Ceno Klosin e quajnë shefi i thesarit se sipas gojëve të liga ai i ka xhepat plot para dhe premtime.
Miq’ të mi me shqetësim me tregojnë se në Qarkun e Fierit tashmë po ligjërohet tregu ose me terma teknike financiare “Bursa e Votës”.
Dhe haptas drejtuesja e këtij operacioni është kërcimtarja Belinda Balluku.
Ajo nuk e ka për herë të parë pasi që në zgjedhjet e fundit në Qarkun Dibër ndoqi të njëjtën skemë si e deleguar politike dhe çuditlrisht askush nuk e denoncoi!
Kjo mostër politike, e dominuar nga kusaria dhe pabesia, nga intriga dhe korrupsioni çuditërisht po përsërit këtë fenomen kanceroz malinj të tjetërsimit, vjedhjes dhe blerjes së votës.
E gjithë kjo batërdi financohet nga skandalet tashmë të interceptuara edhe nga organet e drejtësisë.
Të ndodhur përpara situatave të tilla haptas dhe çmendurisht korruptive ku qeveria përmes numrit dy të saj përfshin të gjithë fuqitë dhe astet e saj për të tjetërsuar votën, zgjedhjet jo vetem janë farsë por nuk kanë kuptim.
E vetmja rreze shprese në më pak se një muaj para datës së zgjedhjeve është përfshirja e SPAK-ut në vezhgimin, monitorimin e investigimin elektoral.
Jo vetëm për këto bëma elektorale por thjesht për faktin e konfirmuar që kjo “mbretëreshë” e korrupsionit ka bërë me fondet shtetërore në infrastrukturë, hekurudha, energji, në koncesione e të tjera batakçillëqe duhet të mos arrijë ditën e zgjedhjeve e të rivishet me imunitet qeveritar e parlamentar.
Me imunitet parlamentar nuk duhet të vishen dhjetëra rilindas apo rithemelues të cilët e morën vulën e PD-së nga bullica e korrupsionit, balerina Ballukja të cilët kanë malin e dosjeve korruptive në SPAK e duhët të përgjigjen para drejtësisë!
I qëndroj besimit tim se SPAK-u dhe aleatët që e suportojnë e kanë seriozisht.
Nëse po atëherë Belinda Balluku dhe ekipet e hajnisë të rilindjes dhe rithemelimit do të shohin nga qelia rezultatin e 11 majit..!

Artikulli paraprakSulm me raketa ruse në Ukrainë! 21 të vrarë dhe dhjetëra qytetarë të plagosur! Zelensky thirrje liderëve botërorë për kundërpërgjigje ndaj Moskës
Artikulli tjetërMicrosoft-i mbush 50 vjet, si u krijua kompania nga Bill Gates!