Naim Meta: Koalicioni Euroatlantik, shpresa e Vetme për Elbasanin

Nga Naim Meta

Koalicioni Euroatlantik do të sjellë surprizën më të madhe në Qarkun Elbasan! Ai është i vetmi subjekt politik që i ka qëndruar besnik premtimeve të dhëna: hapje listash 100% dhe dorëheqje me vullnet të lirë nga kandidatët e vendosur në listën e mbyllur nga partia – duke ia kthyer votën qytetarit, e jo kryetarit!

Ndryshe nga partitë e vjetra, ku lideri vendos gjithçka, ne i besojmë popullit. Programi ynë është i vetmi në këto 34 vite demokraci që ka marrë certifikim nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe europianë, përfshirë ata të CDU-CSU.

Kandidatët tanë nuk janë fytyra të importuara – janë njerëzit tuaj, nga lagjja juaj, me hallet tuaja, me ndershmëri dhe integritet, të pakorruptuar dhe asnjëri nga 140-tët nuk është subjekt i drejtësisë.

Në një kohë kur kjo qeveri investon më shumë për burgje se për mirëqënien se për të ardhmen, është koha të veproni.

Mos shikoni më pas me pendesë – votoni për fëmijët, për të ardhmen tuaj.
Votoni Numrin 4 – Votoni Koalicionin Euroatlantik!

Artikulli paraprakMicrosoft-i mbush 50 vjet, si u krijua kompania nga Bill Gates!
Artikulli tjetërKush ia vrau vëllanë Avni Rustemit?