Joni Myshketa: “Shfaqja e qeverisë në hapje të fushatës, një cirk i shëmtuar – Shqipëria po boshatiset!”

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Joni Myshketa, ka reaguar ndaj aktivitetit të organizuar nga qeveria në ditën e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar ngjarjen si “tallavaja e radhës” nga një pushtet 12-vjeçar.

Sipas Myshketës, ajo çfarë u ofrua qytetarëve nuk ishte një hapje fushate me ide apo program, por një shfaqje pa përmbajtje, që sipas tij, “ul dinjitetin e një populli të tërë”. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për mungesë vizioni dhe për mosadresim të rrugës reale drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë i Joni Myshketës është si më poshtë:

“Tallavaja e radhës nga një pushtet 12-vjeçar.
Kjo nuk ishte hapje fushate — ishte një shfaqje neveritëse, një cirk i shëmtuar që e ul dinjitetin e një populli të tërë.
Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk patën as guximin, as ndershmërinë të flasin për një program, për një vizion, për një rrugë reale drejt Bashkimit Europian!
Na ofruan kërcim dhe llafe bosh. Na shesin ‘pasaportën europiane’ si të ishte kartolinë, ndërkohë që shqiptarët po ikin masivisht.
Shqipëria po boshatiset. Të rinjtë, shpresa, energjia e këtij vendi, po largohet përditë.
Kur të futemi në BE — nëse futemi ndonjëherë me këtë qeveri — nuk do të ketë më shqiptarë këtu për ta festuar!
Kjo nuk është më tallja e rradhës, kjo është tragjedi kombëtare.”

#durres #listatehapura #shqipëriameritonmëshumë #jonimyshketa

Artikulli paraprakKush ia vrau vëllanë Avni Rustemit?
Artikulli tjetërMirela Karabina në Elbasan: “Pistë Formula 1? Fillimisht riktheni trenin!”