Basha: Rama do votën për të shpëtuar shokët, Berisha për të shpëtuar Metën. Koalicioni Euroatlantik në krah të SPAK

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në MCN TV, theksoi se Rama dhe Berisha janë dy anë të së njëjtës medalje.

Ai përmendi votën e dhënë nga Berisha për të mbyllur listat, lirimin e të korruptuarve dhe mungesën e komisioneve hetimore të premtuara për charterin dhe rastin McGonigal. Sipas Bashës, këto janë fakte që tregojnë bashkëpunimin e qartë mes dy liderëve të tranzicionit.

Ndërkohë, në një replikë me Abilekajn, Basha theksoi se “Berishën e ka nxjerrë aty Edi Rama për të bërë sikur ka betejë. Kanë edhe kandidatë të përbashkët. Ose je me Ramën, ose me familjen tënde. Ose me Ramën, ose me Shqipërinë”.

Fjala e Bashës:

Lulzim Basha: Ramën e ndihmon Berisha mjaftueshëm, janë bashkë. Nuk ka pse e ndihmoj unë, sepse unë dua t’i çoj të shokët te 313. Rama do votën të njerrë shokët. Berisha e do për të nxjerrë Ilirin. Ramën e ka bërë bashkë kulla Mali i Tiranës, lirimi i të korruptuarve, Berisha i dha votën. Mbyllën listat. Premtoi Berisha Komision Hetimor për charterin, për McGonigal, nuk i bëri. Janë fakte.

Berishën e ka nxjerrë aty Edi Rama për të bërë sikur ka betejë. Ai e ka nxjerrë Berishën për të bërë sikur ka betejë, ka edhe kandidatë të përbashkët. Ose me Ramën ose me familjen tënde. Ose me Ramën ose me Shqipërinë.

Vota për ne është e vetmja votë kundër korrupsionit.

Lulzim Basha: I vetmi që lufton Ramën jam unë, të tjerët janë bashkë me të. Bashkë i bëjnë pazarët, mbyllën listat, edhe kandidatë i kanë të përbashkët që te kandidatët e Benet Becit në Shkodër dhe pastaj Elvis Rroshi, në listën e Sali Berishës.
Se e kanë Elvis Rroshin, paradite Rama dhe mbasdite Berisha? Rama ka stretegji, të bëjë sikur bën betejë me Berishën.

Artikulli paraprak“Pas tre vitesh erdhën te qëndrimet e mia për Amerikën”, Basha: SHBA nuk janë një ‘kooperativë bujqësore’, janë aleati ynë më i madh
Artikulli tjetërREAGIM/ Pasi nuk ia dolën ta pengojnë hyrjen në zgjedhje, mercenarët mediatikë të zëdhënësve të Ramës dhe Berishës kanë nisur një valë shpifjesh në media kundër Koalicionit Euroatlantik