Gjermanët vijojnë t’i japin goditje të forta kryeministrit Rama. Pas BILD dhe mediave të tjera që rrëzuan propagandën e anëtarësimit, mediat gjermane kanë bërë një dokumentar, i cili shkund nga themelet qeverinë e Ramës.
Sot në “Arte Tv” do të transmetohet dokumentari “Drogë, Dollarë, Diplomaci – Vallja e Shqipërisë me BE-në”!
Vetë media gjermane shkruan se në këtë dokumentar hedh një vështrim Shqipërisë, një vend që konsiderohej prej kohësh i izoluar dhe në shumë mënyra ende një mister. “Kryeministri Edi Rama ka 11 vite në detyrë dhe e gjen veten të kapur mes politikës së rreptë të brendshme dhe shtytjes për vlerat europiane. Ndërkohë që protestat kundër një regjimi gjithnjë e më autoritar po zhvillohen në rrugë, Shqipëria po tërheq njëkohësisht miliona turistë në plazhet dhe malet e saj. Sidomos pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, pranimi i Shqipërisë në BE konsiderohet i rëndësishëm. Por cili është realiteti në terren? A është vërtet Shqipëria gati për Evropën – dhe Europa për Shqipërinë?”, thuhet në faqen e televizionit.
Pjesë nga dokumentari
Shqipëria deri në fillim të viteve 1990 ishte një Kore e Veriut në Europë. E izoluar si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi. Që nga viti 2013, kryeministër është Edi Rama. Puna e tij karakterizohet nga politika e brendshme rigoroze nga njëra anë dhe politika e jashtme e orientuar drejt Perëndimit nga ana tjetër.
Por ndërsa krerët e qeverive evropiane e lartësojnë Shqipërinë në samite prej vitesh, në parlament dhe në rrugët e Shqipërisë ka protesta të ashpra kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik.
Qeveria e kryeministrit Rama akuzohet për favorizim dhe e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës deri në nivelet më të larta.
Vendi është kandidat për anëtarësim në BE që nga 2014. Për t’u kundërvënë vendeve agresive, si Kina dhe Rusia, BE-ja duket se është e gatshme të mbyllë sytë për deficitet në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit. Nga kjo përfitojnë tani Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe klika e tij.
Por çfarë lloj vendi është ky, që nga njëra anë në vitin 2023 tërheq çdo vit më shumë se dhjetë milionë vizitorë në plazhet dhe lumenjtë e tij malorë, ndërsa nga ana tjetër, para anëtarësimit në BE, ka shpenzuar miliona euro ndihma? Shqipëria është e vështirë për t’u kuptuar.
Në fund, mbetet pyetja:
A është Shqipëria gati për Europën? Dhe a është Europa gati të pranojë një vend që është përfshirë nga protesta masive dhe struktura mafioze?