Gjergji Nika denoncon vendimet e deputetit Vullnet Sinaj: “Banorët e Lumit të Vlorës të reagojnë me votë më 11 maj”

Gjergji Nika, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, ka reaguar ndaj veprimeve të deputetit aktual të zonës, Vullnet Sinaj. Në një deklaratë publike të bërë përmes rrjeteve sociale, Nika denoncon vendimet që prekin drejtpërdrejt interesat e banorëve të zonës së Lumit të Vlorës, duke përmendur konkretisht marrjen e ujit të Tragjasit dhe tokave të Kaninës.

Ai thekson se këto veprime janë pasojë e një politike arrogante që nuk merr parasysh interesin e qytetarëve dhe u bën thirrje banorëve të 33 fshatrave të prekur që të reagojnë përmes votës në datën 11 maj.

“Ditën e djeshme, me zë dhe figurë, deputeti aktual i kësaj zone Vullnet Sinaj pranoi me arrogancë se ka qenë vetë ai që në vitin 2018 ka votuar PRO këtij vendimi,” shkruan Nika.

Ai shton më tej se Partia Socialiste ka emrin e arrogancës dhe se koha për ndryshim ka ardhur.

“Arroganca ka vetëm një emër: Partia Socialiste! Më 11 maj, voto numrin 4. Vlora meriton më shumë!”, përfundon deklaratën e tij kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Gjergji Nika, duke shprehur bindjen se qytetarët do të tregojnë me votë pakënaqësinë e tyre ndaj vendimeve që dëmtojnë komunitetin.

 

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar banorë të Lumit të Vlorës!
Ashtu si kam denoncuar për:
✔️ Marrjen e ujit të Tragjasit;
✔️ Marrjen e tokave të Kaninës;
Ditën e djeshme me zë dhe figurë deputeti aktual i kësaj zone Vullnet Sinaj pranoj me arrogancë se ka qënë vetë ai që në 2018 e ka votuar PRO këtë vendim.
Të nderuar banorë të 33 fshatrave që preken nga ky vendim arrogantë ti ndëshkojnë me votë në 11 Maj!
Arroganca ka vetëm një emër Partia Socialiste!
Më 11 maj, voto numrin 4️⃣
Vlora meriton më shumë!

Artikulli paraprakRaporti/ Rritet numri i pacientëve me probleme në mushkëri dhe kancer! Si ndikuan duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik dhe obeziteti! Më të prekur, meshkujt mbi 50 vjeç
Artikulli tjetërNxënësit e Leninit