Me rastin e festës së Pashkës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët e krishterë me një mesazh të ndjerë, duke theksuar mesazhin e shpresës, dashurisë dhe solidaritetit që përçon kjo festë.
Në urimin e tij, Basha nënvizon se Pashkët janë një kujtesë e fuqishme se pas çdo sakrifice dhe vështirësie vjen drita, duke ftuar të gjithë qytetarët të besojnë në mundësinë e ndryshimit dhe në ditë më të mira për Shqipërinë.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në këtë kremtim të shenjtë të Ringjalljes së Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra: Për shumë vjet Pashkët! Kjo festë e bekuar na kujton se pas çdo sakrifice vjen drita, dhe pas çdo vështirësie lind shpresa. Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.
Le të frymëzohemi nga forca e besimit dhe të kemi shpresë se ndryshimi është i mundur – për veten, për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë. Drita e shpresës dhe e kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!