Papa Françesku, ka mbajtur një takim privat në Vatikan në mëngjesin e së dielës me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, ka njoftuar Vatikani përmes një njoftimi.
Vance, besimtar katolik i cili ishte përplasur me Papën lidhur me politikat e emigracionit të administratës së Donald Trumpit, u takua në rezidencën e Papës në Vatikan për të shkëmbyer urimet e Pashkëve.
“Papa Françesku pati një takim privat…që zgjati disa minuta, në mënyrë që të urojnë njëri-tjetrin për festën e Pashkëve”, thuhet në njoftim.
Pas meshës së Pashkëve, Papa u shfaq më vonë në Sheshin e Shën Pjetrit për t’ia uruar festën besimtarëve katolikë.
Zyra e Vanceit gjithashtu lëshojë një njoftim të shkurtër për të konfirmuar takimin, por nuk dha ndonjë detaj shtesë.