Shembet galeria, plagoset rëndë minatori në Bulqizë

Një minator është plagosur rëndë në minierën e Martaneshit në rrethin e Bulqizës, teksa punonte për të nxjerrë krom. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, kur minatori, Avni Heti 45 vjeç ka hyrë si çdo ditë në galeritë e minierës. Në momentin që është plagosur rëndë, Heti punonte në 1 mijë metra thellësi nën tokë. Sipas të dhënave në Spitalin Rajonal të Bulqizës, minatori është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rëndë.
Katër ditë më parë, një minator ka humbur jetën në Tropojë për shkak të shembjes së minierës së Lajthizës. Burimet bënë të ditur se ka gjetur vdekjen minatori me inicialet A.K, 40 vjeç, si dhe është plagosur një minator tjetër. Para disa kohësh një tjetër minator humbi jetën në minierën e Zogajt në Tropojë. 42-¬vjeçari R.A. ka qenë duke punuar kur një masiv gurësh ka rrëshkitur, duke e zënë minatorin poshtë. Kolegët e tij kanë punuar për 3¬4 orë për të nxjerrë trupin e pajetë.

Artikulli paraprak67-vjeçari nga Elbasani i vë flakën vetes, rëndë në spital
Artikulli tjetërMungesa e barrierave në akset rrugore merr jetë njerëzish