Marinela Ziu uron Pashkët: “Kryepeshkopi Joan, burim frymëzimi që nga fëmijëria ime”

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka ndarë një urim të përzemërt me rastin e festës së Pashkës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ziu shpreh mirënjohjen dhe respektin e saj të veçantë për Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Joan Pelushi, të cilin e cilëson si një figurë që ka ndikuar thellësisht në jetën e saj që në fëmijëri.

Në mesazhin e saj, ajo thekson rolin shpirtëror dhe udhëheqës të Kryepeshkopit në jetën e shumë qytetarëve dhe shpreh urimet më të mira për shëndetin dhe misionin e tij.

Postimi i plotë i Marinela Ziu:

Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall!

Në këtë ditë të bekuar, me shumë respekt dhe mirënjohje, i urova Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi, shëndet të plotë dhe mbarësi, sepse Fortlumturia e Tij ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për mua, që nga fëmijëria ime.

Me udhëzimet dhe fjalët e Tij, ka formuar dhe shtuar dritën në shpirtin tim, dhe shpresoj që Zoti t’i japë forcën për të vazhduar këtë udhëtim të shenjtë, për të ndriçuar rrugën e të gjithëve ne si Kryebariu Jonë.

Gëzuar Pashkën!

Artikulli paraprakMirela Karabina: Përfaqësimi i grave në vendimmarrje, një domosdoshmëri për zhvillimin demokratik
Artikulli tjetërKa vetëm një çështje në fletën e votimit, SPAK dhe GJKKO