Trump sërish thirrje për paqe Ukrainës dhe Rusisë: Nëse arrini në një marrëveshje, do përftoni shumë nga SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për një marrëveshje të afërt mes Rusisë dhe Ukrainës që do t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve, duke nënvizuar njëkohësisht përfitimet ekonomike që do të sillte një paqe e tillë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkroi se nëse dy vendet do bien dakord për paqe, do përfitojnë marrëveshje me SHBA.

“Shpresoj që Rusia dhe Ukraina të bëjnë një marrëveshje këtë javë. Të dyja palët do të fillojnë më pas bashkëpunime të mëdha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë në lulëzim, dhe do të fitojnë pasuri të mëdha”, shkruan Trump.

trump

Deklarata e presidentit amerikan fokusohet si në rëndësinë diplomatike të paqes, ashtu edhe në potencialin ekonomik që, sipas tij, do të ofrojë bashkëpunimi me SHBA-në në një kontekst pas luftës.

Trump ka përsëritur shpesh se përfundimi i luftës në Ukrainë është një përparësi, ndërsa thekson rolin që Shtetet e Bashkuara mund të luajnë në rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Artikulli paraprak“Dhimbje koke” për Silvinjon, Gjimshiti lë fushën i dëmtuar ndaj Milanit
Artikulli tjetërBujar Vreto: “Zëri juaj do të dëgjohet, sepse unë jam me ju, nga ju”