Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, shtyhen ndeshjet e Seria A

Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore,Për shkak të kësaj, është vendosur që të shtyhen ndeshjet që do të zhvilloheshin sot në Seria A

Lega Serie A në një komunikatë për shtyp njofton se: “Pas ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Lega Nazionale Professionisti Serie A njofton se ndeshjet e planifikuara për sot të kampionateve të Serie A, Enilive dhe Primavera 1 shtyhen në një datë që do të përcaktohet”.

Më poshtë janë ndeshjet e shtyra:
SERIE A:
Torino-Udineze
Kaljari-Fiorentina
Xhenoa-Lacio
Parma-Juventus

PRANVERA 1:
Roma-Udineze
Monza-Sasuolo
Sampdoria-Torino.

Artikulli paraprakPëllumb Seferi: Programi i Koalicionint Euroatlantik, programi i një Shqipërie më të mirë
Artikulli tjetërBotohet në anglisht, monografia “Sokrati i shqiptarëve”! Momenti i vështirë i Mirush Kabashit pas plenumit të katërt në 1974, e largojnë nga teatri dhe çojnë për të punuar në…