Marinela Ziu: Rinia e Korçës meriton më shumë – ja vizioni ynë për Gjeneratën e Re

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka shpërndarë një mesazh frymëzues në rrjetet sociale, ku thekson rolin thelbësor që të rinjtë luajnë në zhvillimin e vendit dhe rëndësinë e investimit tek ata.

Në mesazhin e saj, ajo ndan disa pika konkrete të programit të Koalicionit Euroatlantik, të cilat synojnë fuqizimin e rinisë nëpërmjet mbështetjes në arsim, punësim, inovacion dhe rikthimin e të rinjve nga diaspora. Sipas Ziu, ky është një hap i domosdoshëm për të ndërtuar një Shqipëri që investon te potenciali më i çmuar i saj: rinia.

Programi për të rinjtë i Koalicionit Euroatlantik përfshin:

Krijimin e Fondit për Punësimin e të Rinjve në Teknologji
10,000 praktika të paguara në vit
Grante për start-up dhe biznese rinore në zonat që kanë më shumë nevojë
Heqje të taksave për të rinjtë deri në moshën 30 vjeç
Krijimin e 4 Qendrave Rajonale të Inovacionit në të gjithë vendin
Formimin e 25,000 profesionistëve të rinj në teknologji me paga mbi 2,000 euro
Mbështetje të posaçme për të rinjtë që rikthehen nga jashtë për të kontribuar në Shqipëri

“Ky është vizioni ynë për një Shqipëri që i jep hapësirë rinisë, që e dëgjon dhe e mbështet, që nuk e detyron të largohet, por e ndihmon të ndërtojë këtu të ardhmen e saj,” shkruan Ziu.

#RiniaMeritonMëShumë
#KorçaMeritonMëShumë
#KoalicioniEuroatlantik
#Voto4
#MarinelaZiu

Artikulli paraprakKoalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, i vetmi me kandidatura të pastërta morale që meritojnë votën e shqiptarëve më 11 Maj
Artikulli tjetërShpëtim Agolli: Papa Françesku, zëri i paqes dhe mëshirës – do të jetojë përjetë në kujtesën e njerëzimit