“Elbasani po zbrazet, fëmijët po largohen” – Mirela Karabina ngre alarmin për dramën sociale në qytet

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Mirela Karabina, ka shpërndarë një mesazh të fortë përmes një postimi në Facebook, duke ngritur shqetësimin për largimin masiv të qytetarëve nga qyteti dhe mungesën e shpresës te të rinjtë. Ajo e përshkruan gjendjen aktuale si një dramë njerëzore që po zhvillohet në heshtje, ndërsa institucionet qëndrojnë pasive dhe qeveria, sipas saj, është zhytur në korrupsion dhe keqmenaxhim.

Karabina ndan histori prekëse të qytetarëve me të cilët është takuar gjatë fushatës në Elbasan – pensionistë të vetmuar, studentë të papunë, profesionistë të lënë pas dore dhe biznese të vogla që po mbyllen një nga një. Në një nga takimet, një qytetare e ftoi të shihte ndërtesën ku banon, ku nga 12 familje kanë mbetur vetëm 3. Një tjetër i tregoi lagjen e vet si simbol të braktisjes, ku në mbrëmje mezi ndizen dritat.

“Ky qytet po shuhet dita-ditës”, thotë Karabina, ndërsa thekson se largimi nuk është më statistikë, por një realitet i dhimbshëm që prek çdo familje.

Në reagimin e saj, kandidatja e KEA-s prezanton gjithashtu një pjesë të programit të koalicionit që synon rikthimin e shpresës për Elbasanin: ngritjen e një prej katër korpuseve kombëtare për aftësimin e të rinjve në teknologji dhe robotikë, zhvillimin ekonomik, rikthimin e dinjitetit për universitetin dhe prioritetin e arsimit. Ajo bën thirrje për një kthesë të madhe më 11 maj, duke vendosur qytetarët përballë një zgjedhjeje të qartë: “Ose me Shqipërinë, ose me Edi Ramën. Ose me dritën, ose me errësirën.”

Postimi i plotë i Mirela Karabinës:

Elbasani po zbrazet, qytetarët kanë humbur shpresën, Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

Gjatë takimeve të zhvilluara me qytetarët e Elbasanit, kam dëgjuar me shqetësim dhe dhimbje dëshmitë e qindra familjeve, të rinjve, të moshuarve dhe profesionistëve që ndihen të braktisur dhe largimin e shohin si rrugën e vetme për mbijetesë.

Fjalët e përbashkëta të tyre janë:
“Nuk ka më shpresë.”
“Fëmijët tanë nuk shohin të ardhme këtu.”
“Ky qytet po shuhet nga dita në ditë.”

Një pensioniste më ftoi të shikoja pallatin e saj se sa drita ndizen në darkë: “nga 12 familje që pallati duhet të kishte janë vetëm tre, dhe ato dy pensionistë dhe një gjysmë familje.”
Një çift në një biznes të vogël më ftuan në Fushëbret, lagje e madhe: “hajde dhe shiko dritat natën, se sa pak kemi mbetur.”
Kam takuar studentë të diplomuar, të cilët janë të detyruar të punojnë si shitëse sepse nuk gjejnë mundësi punësimi.
Ndërsa një studente në degën informatikë ekonomike, me rezultate të mira, ishte e detyruar të punonte në një biznes ëmbëlsirash, në vend që kapaciteti i saj të shkojë në teknologji e informacion.
“Nuk ka meritokraci e vlerësim,” pohon studentja.

Largimi masiv i të rinjve dhe familjeve nga Elbasani nuk është thjesht statistikë, është një dramë njerëzore që po luhet çdo ditë përballë syve tanë, ndërsa institucionet heshtin dhe qeveria vazhdon të jetojë në një realitet paralel.

Kjo situatë është pasojë direkte e papërgjegjshmërisë së qeverisë, mungesës së vizionit, keqmenaxhimit të burimeve publike dhe e një qeverie që i ka kthyer shpinën qytetarëve sepse është e korruptuar.

Ka shpresë.
Koalicioni Euroatlantik me programin e tij vendos Elbasanin në shina normale dhe i hap rrugë zhvillimit:

• Ringjallje e shpresës, përmes një programi të qartë për zhvillim ekonomik dhe punësim;
• Rikthimin e besimit, duke garantuar një administratë të ndershme, profesionale dhe të depolitizuar dhe një drejtësi funksionale;
• Dhe, Rinia do të jetë fokusi ynë që Elbasani dhe jo vetëm, të jetë vendi i tyre i mundësive.

Nga 4 korpuse që do të ngrihen në gjithë vendin për trajnimin e 25 mijë të rinjve, njëri do të jetë në Elbasan. Të rinjtë do të trajnohen në teknologji, informacion dhe robotikë, aftësim ky për perspektivën e zhvillimit të së tashmes dhe së ardhmes.
Elbasani është qyteti i Universitetit të Elbasanit, shpallja e programeve të mësuesisë “prioritet kombëtar” do të rikthejë dinjitetin e universitetit dhe do të sjellë zhvillim ekonomik dhe intelektual të qytetit.

Që Elbasanin mos ta mundi errësira, në 11 maj zgjidhni:
Ose me Shqipërinë, ose me Edi Ramën,
Ose me dritën, ose me errësirën.

Beso te Shqipëria.
Beso te Elbasani.

#Voto4
#KoalicioninEuroatlantik
#VotoMirelaKarabina
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Artikulli paraprakBota mban zi për humbjen e “avokatit të të dobtëve”! Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë globin
Artikulli tjetër34% e punësimeve në bashkitë shqiptare, në kundërshtim me ligjin