Armend Gjana, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi ku akuzon qeverinë aktuale për keqmenaxhim të financave publike dhe thekson se me Edi Ramën, paratë nuk shkojnë për qytetarët, por për një rreth të ngushtë të afërt me pushtetin.
Gjana i referohet ironikisht shprehjes “7×7=313”, që tashmë është kthyer në simbol të korrupsionit dhe abuzimeve me fondet publike në diskursin opozitar. Ai nënvizon se është koha për një kthesë të madhe dhe se vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik më 11 maj mund t’i japë fund pandëshkueshmërisë dhe të hapë rrugën për një Shqipëri më të drejtë e më të zhvilluar.
“Në 11 maj, voto për familjen tënde. Voto për një Shqipëri që investon për të ardhmen, jo për oligarkinë,” shkruan Gjana, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të besojnë te Shqipëria dhe të zgjedhin ndryshimin përmes votës.
Postimi i plotë i Armend Gjanës:
❌ Me Edi Ramën, paratë nuk shkojnë për shkolla, spitale apo të rinjtë, por për shokët e tij te 7×7=313.
✅ Vetëm vota për numrin 4 i jep fund pandëshkueshmërisë dhe hap rrugën për një Shqipëri më të begatë për të gjithë.
️ Më 11 maj, beso te Shqipëria, voto për familjen tënde.
⭐ Voto Koalicionin Euroatlantik.
️ Voto Nr. 4
#BesoTeShqipëria #Voto4 #KoalicioniEuroatlantik #Zgjedhjet2025