Në emisionin “Now” në Euronews Albania, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi se ndaj tij dhe koalicionit është bërë një sulm i organizuar dhe i paprecedentë në 35 vitet e fundit. Ai tha se janë hedhur miliona euro dhe janë shpërndarë 55 milionë mesazhe kundër tij, deri në përfshirjen e një zyrtari të lartë të FBI-së që tashmë i arrestuar, për arsyen e thjesht se është e vetmja forcë politike që është në mbrojtje të interesit të pastër të shqiptarëve.
Basha theksoi se vetëm Koalicioni Euroatlantik mbron interesin e qytetarëve shqiptarë dhe është i vendosur në luftën kundër korrupsionit me vepra jo me fjalë. Sipas tij, është në dorën e qytetarëve nëse do zgjedhin të mbështesin programin, ekipin, listën e hapur. “Votove katrën, ke votuar për të mbështetur SPAK-un, për ta mbushur 313-n më të gjithë shokët dhe përgjegjësit e tjerë të korrupsionit të Edi Ramës dhe atë vetë, dhe paratë do të jenë o në xhepat tuaja, pensionet tuaja, o në xhepat e 313-s.” – tha Basha.
Pjesë nga fjala Bashës:
Kandidatët tanë, mbështetësit tanë, njerëzit tanë, e dinë fare mirë, që ndaj nesh është bërë lufta më e ndyrë në 35 vite. Është hedhur baltë. Janë investuar dhjetra milion euro. Janë paguar 55 milion mesazhe personalisht kundër meje. Është rekrutuar dhe korruptuar dhe sot është në burg shefi I kundërzbulimit të FBI-së së Neë-York-ut, kundër meje. Është një establishment I tërë kundër meje. Pse? Dhe, kundër Koalicionit Euroatlantik. Pse? Për një arsye të thjeshtë, sepse ne jemi të vetmit që qëndrojmë në mbrojtje të interesit të pastër të shqiptarëve. Këta bashkëpunojnë për interesat e tyre, bashkëpunojnë kundër interesave të shqiptarëve. Cili është interesi numër një I shqiptarëve sot dhe kush e mbështet me vepra? Është lufta kundër korrupsionit.
Me vepra jo me fjalë, se me fjalë na del Edi Rama luftëtari më I madh kundër korrupsionit por e ka gjysmën e kabinetit në burg. Prandaj edhe njëherë, fare qartë dhe prerë dua ta them: Absolutisht mbështetja që do të na japin qytetarët është në dorë të qytetarëve. Detyra jonë është t’I themi qytetarëve këtë: Këtu e ke programin, këtu e ke ekipin, në listë të hapur, votove katrën, ke votuar për të mbështetur SPAK-un, për ta mbushur 313-n më të gjithë shokët dhe përgjegjësit e tjerë të korrupsionit të Edi Ramës dhe atë vetë, dhe paratë do të jenë o në xhepat tuaja, pensionet tuaja, o në xhepat e 313-s. Por, secili një votë ka. Mos prisni t’ju vijë ndryshimi nga qielli. O zgjidhni veten tuaj, famijen tuaj, Shqipërinë, o zgjidhni Edi Ramën, të dyja nuk shkojnë. Zgjodhët Edi Ramën? Mbajeni peshqesh katër vite, por nuk do të keni guximin të shikoni fëmijët tuaj në sy, në 12 Maj, se s’do keni mundësinë t’ju shpjegoni sesi pas 12 vjetësh, abuzimesh, mashtrimesh, vjedhjesh, zhgënjimesh, poshtërimesh. Ju thotë edhe çyryk, edhe ju votoni, edhe ju thotë çyryk, sepse, do ta them edhe këtë, – atë shprehjen çyryk e ka për ju që I jepni votën o të mjerë, që votuat në 2013 për ndryshim dhe ju solli Saje-qorrin dhe kanabizoi Shqipërinë. E votuat prapë në 2017 ju solli Ilir Beqajn. E votuat në 2021, ju solli Arben Ahmetajn. Diçka që ka shkuar keq e më keq, nuk do të përmirësohet. Kështu që, thirrini mendjes, çyrykllëku politik është i shërueshëm. Shërojeni veten tuaj! Mos votoni 5, mos votoni për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga burgu. Votoni 4 që do t’i shërbejë familjes tuaj dhe vendit tuaj.