Studiuesi i njohur: “Është koha të çojmë njerëzit e duhur në Parlament!”

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, studiuesi i njohur Behar Kaçeli ka shpërndarë një mesazh dhe ka bërë thirrje për ndërgjegjësim qytetar.

Kaçeli i bën apel votuesve që të mos ndjekin më verbërisht listat e partive apo koalicioneve që nuk përfaqësojnë interesin publik.

Sipas tij, “mjaft më me furnizimin me vota të partive apo listave të selive, apo koalicione që nuk i njohim dhe që janë larg pritshmërive tona”. Në vend të kësaj, ai i fton qytetarët të votojnë individë me vlera, integritet dhe guxim – figura të pakompromentuara që kanë aftësi dhe dëshirë të shërbejnë me përkushtim.

Në mënyrë të veçantë, Behar Kaçeli bën thirrje për të mbështetur kandidaturën e Albert Kojkut në qarkun e Dibrës, duke e cilësuar si “një zë të fortë dhe të ndershëm për Dibrën në Kuvend” dhe “një përfaqësim me dinjitet për të gjithë ne”.

Postimi i plotë i Behar Kaçelit:

ËSHTË KOHA TË ÇOJMË NJERËZIT E DUHUR NË PARLAMENT
Mjaft më me furnizimin me vota të partive apo listave të selive, apo koalicione që nuk i njohim dhe që janë larg pritshmërive tona!

Tani është koha të votojmë individët, njerëz me vlera, integritet dhe guxim!

Njerëz që nuk fshihen pas ngjyrave apo listave të selive, por që ecin përballë, me kokën lart dhe sytë drejt qytetarëve!

Parlamenti ka nevojë për kuadro të përgatitur, për përfaqësues që nuk bëjnë kompromis me të drejtën dhe të vërtetën.

Ka nevojë për njerëz që e ndjejnë barrën e shërbimit dhe nuk e përdorin politikën për interesa personale.

Prandaj, i ftoj të gjithë votuesit e qarkut Dibër, miq, të njohur dhe të panjohur, që të votojnë Albert Kojkun.

Një zë i fortë dhe i ndershëm për Dibrën në Kuvend.
Një përfaqësim me dinjitet për të gjithë ne.

Të çojmë njerëzit e duhur në Parlament!

Artikulli paraprakMinierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen
Artikulli tjetër“Shqipëria që unë ëndërroj.” Taulanda Jupi publikon spotin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit