“Shqipëria që unë ëndërroj.” Taulanda Jupi publikon spotin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, Prof. Asoc. Taulanda Jupi, ka publikuar sot spotin zyrtar të fushatës së saj, një thirrje frymëzuese për bashkëpunim, guxim dhe besim në një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të ndjeshme ndaj të ardhmes së shqiptarëve.

Në këtë video emocionale dhe plot vizion, Prof. Jupi ndan ëndrrën e saj për një Shqipëri që lind e rritet çdo ditë, një vend ku të rinjtë shohin të ardhmen, ku gratë nuk duhet të zgjedhin mes karrierës dhe familjes, dhe ku dinjiteti i prindërve tanë respektohet e mbrohet.

“Unë ëndërroj një Shqipëri që krijon, ku fëmijët mësojnë me standarde bashkëkohore dhe të rinjtë zhvillojnë talentin e tyre këtu, pa pasur nevojë të largohen,” shprehet Jupi në spotin që ngjall shpresë dhe inspirim.

Duke e mbyllur me një thirrje të qartë:

“Guximi për të ëndërruar, guximi për të ndryshuar, guximi për të votuar – një grua: Taulanda Jupi,”
ky spot përfaqëson thelbin e një fushate që vendos në qendër qytetarin, të ardhmen, dhe Shqipërinë.

Fushata e Taulanda Jupit flet me zërin e brezit të ri dhe përvojën e një intelektualeje e politikaneje guximtare. Ajo fton çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij vizioni dhe të besojë se ndryshimi është i mundur kur ndërtohet bashkë.

Artikulli paraprakStudiuesi i njohur: “Është koha të çojmë njerëzit e duhur në Parlament!”
Artikulli tjetërOrjola Pampuri reagon ashpër ndaj Ramës: “Etiketimi ‘autikë’ është i pafalshëm dhe i papranueshëm”