Pas lajmit tronditës për tërmetin që goditi sot qytetin e Stambollit në Turqi, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Pëllumb Seferi, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij për popullin turk.
Në një reagim prekës të shpërndarë në rrjetet sociale, Seferi i është drejtuar me fjalë ngushëlluese vëllezërve dhe motrave në Turqi, duke theksuar lidhjet e forta historike dhe shpirtërore midis dy popujve.
“Me zemër të thyer mora lajmin për tërmetin që ju goditi sot. Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju. Allahu i Madhërishëm ju dhëntë durim, forcë dhe shërim për të gjithë të prekurit.”, shkruan Seferi.
Ai nënvizon se dhimbja e qytetarëve turq ndjehet thellësisht edhe në Shqipëri, duke shprehur mbështetje dhe bashkëndjesi të plotë në këtë kohë sprove.
Postim i plotë nga Pëllumb Seferi në rrjetet sociale:
Të dashur vëllezër dhe motra në Stamboll!
Me zemër të thyer mora lajmin për tërmetin që ju goditi sot. Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju.
Allahu i Madhërishëm ju dhëntë durim, forcë dhe shërim për të gjithë të prekurit. Dhimbjen tuaj e ndiejmë thellë në zemrat tona, si dhimbjen e vëllezërve tanë.
Popujt tanë i bashkon historia, gjaku dhe feja, dhe në këto çaste sprove, jemi krah jush me gjithë shpirt.
Zoti qoftë me ju e familjet tuaja!