Marinela Ziu: “Asnjë votë për të korruptuarit – Shqipëria meriton më shumë!”

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka shpërndarë një mesazh të fortë kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, duke kërkuar mbështetje për një politikë të re dhe të ndershme.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Ziu denoncon qartazi ata që kanë qenë pjesë e sistemit të vjetër dhe që, sipas saj, kanë ndihmuar në mbrojtjen e të korruptuarve dhe në mbylljen e listave për të shmangur drejtësinë.

“Asnjë votë për ata që amnistuan të korruptuarit. Asnjë votë për ata që mbyllën listat për t’ju fshehur drejtësisë”, shkruan Ziu.

Ajo thekson rëndësinë e listave të hapura dhe i bën thirrje qytetarëve të votojnë për ata që janë produkt i vullnetit të popullit, që mbështesin SPAK-un dhe që janë kundër korrupsionit.

“Voto për rotacion, jo riciklim. Shqipëria meriton më shumë!” – është thirrja përmbyllëse e saj.

Postim i plotë nga Marinela Ziu në rrjetet sociale:

❌ Asnjë votë për të korruptuarit
❌ Asnjë votë për ata që amnistuan të korruptuarit
❌ Asnjë votë për ata që mbyllën listat për t’ju fshehur drejtësisë
❌ Asnjë votë për ata që janë kundër pandërshkueshmërisë

✅ Voto për ata që janë pro SPAK
✅ Voto për ata që janë kundër korrupsionit
✅ Voto për ata që janë produkt i vullnetit tuaj në lista të hapura
✅ Voto për rotacion, jo riciklim

Shqipëria meriton më shumë

️ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
️ Voto Marinela Ziu

Artikulli paraprakPërkthyesi dhe shkrimtari Rudi Erebara: Pse u bashkova me Lulzim Bashën!