Vetëm 17 vjeç, sulmuesi i Kombëtares U-19 ftohet sërish për ndeshjen e Seria A

Xheto Nuredini është grumbulluar sërish nga ekipi i parë i Xhenoas. Këto të fundit do të presin sot Lacion në orën 18:30, teksa ndeshja është e vlefshme për javën e 33-të të Seria A.

 

Nuredini është vetëm 17 vjeç dhe sapo ka kaluar një dëmtim, që e pengoi pas ftesës së parë te Xhenoa. Sulmuesi i Kombëtares U-19 ka shkëlqyer në Primarera me golat e tij.

Shtatlarti është një produkt i akademisë së Xhenoas. Dhe pse vetëm 17-vjeç, klubi e ka spikatur talentin shqiptar dhe tashmë mungon vetëm debutimi tek ekipi i parë.

Screenshot-2025-04-23-112338

 

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh në Bosnje? Pengohet arrestimi i Milorad Dodik! Rritet prania policore në Sarajevën Lindore
Artikulli tjetërTë vrarë në diktaturë, ja vendet ku dyshohet se ndodhen trupat e të burgosurve politikë! Si u vendos dënimi me vdekje për “komplotistët kundër shtetit”, ç’parashikonte Kodi Penal i regjimit të Enver Hoxhës