Basha merr pjesë në homazhet e Ambasadës së Vatikanit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ai la dhe një mesazh ngushëllimi ku vlerësoi jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë si një figurë universale të paqes dhe mëshirës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë.

Postimi i plotë i Bashës:

Në homazhet për Papa Françeskun
Me mirënjohje dhe respektin më të thellë, nderova sot jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë, një figurë universale që la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen shpirtërore dhe njerëzore të kohës sonë.
Në thjeshtësinë dhe përkushtimin e tij ndaj më të varfërve, të harruarve dhe të braktisurve, ai mishëroi thelbin e mëshirës dhe dinjitetit njerëzor.
Zëri i tij ishte një thirrje e fuqishme për paqe, drejtësi dhe një botë më të mirë – përtej kufijve, feve apo përkatësive.
Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë.
Lamtumirë, At i Shenjtë! Trashëgimia jote do të jetojë në vlerat që mbrojte dhe në zemrat që preke.

Artikulli paraprakSondazhet si strategji e manipulimit dhe devijimit elektoral, a po heton SPAK?
Artikulli tjetërIsmail Ferraj: “Vlora meriton më shumë – vota për të ardhmen dhe të rinjtë”