Egert Haxhiu reagon për neglizhencën ndaj Kryeziut të Poshtëm: “Banorët janë lënë në harresë, Petrela meriton më shumë”

Egert Haxhiu, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka hedhur dritë mbi gjendjen shqetësuese në të cilën ndodhet zona e Kryezit të Poshtëm në Njësinë Administrative Petrelë.

Në mesazhin e tij, Haxhiu ka denoncuar neglizhencën e vazhdueshme nga autoritetet lokale, duke e përshkruar realitetin si të papranueshëm për banorët e zonës. Ai thekson se rruga kryesore është shtruar për herë të fundit me bitum që në vitet 2000 dhe prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje apo mirëmbajtje.

Situata përkeqësohet edhe më shumë kur bëhet fjalë për transportin publik. “Prej më shumë se 10 vitesh, autobusi nuk është gjendur kurkund,” shkruan Haxhiu, duke theksuar se fëmijët detyrohen të ecin çdo ditë rreth 3 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë, si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje.

Një tjetër problem i theksuar është ai i kanalit vaditës, i cili është jashtë funksionit prej vitesh, ndërkohë që projektet për ndërtimin e hidrocentraleve kanë përparuar pa transparencë. “Nuk e di me çfarë përgjegjësie është miratuar ndërtimi i hidrocentralit në emër të banorëve,” shton ai.

Me një ton të qartë kritik dhe thirrje për ndërgjegjësim, Haxhiu përfundon me mesazhin se “Kryeziu meriton më shumë”, duke e shoqëruar me moton e tij për zgjedhjet parlamentare: “Tirana meriton më shumë.”

Postimi i plotë i Egert Haxhiut në Facebook:

Kryezi i Poshtëm
Njësia Administrative Petrelë.

Banorët e zonës janë lënë në harresë prej shumë vitesh…
Rruga është shtruar me bitum që prej viteve 2000…

Autobuzi; transporti publik 10 vitet e fundit nuk është gjendur kurkund, banorët e zonës detyrohen dërgojnë fëmijët e tyre në Shkollë rreth 3 km në këmbë përditë mjes dhe mbrëmje…

Kanali vaditës është jashtë funksioni prej vitesh dhe nuk ka shpresë të bëhet më, por për Hidrocentral janë të gatshëm të gjithë, këta që kanë firmosur në emër të banorëve nuk e di me sa përgjegjësi e kanë miratuar.

Gjendja flet vet…

Kryeziu meriton më shumë☘️
Tir❤️na meriton më shumë.

Koalicioni Euroatlantik KEA.

Artikulli paraprakIsmail Ferraj: “Vlora meriton më shumë – vota për të ardhmen dhe të rinjtë”
Artikulli tjetërGjykata: Plani urban i Tiranës u manipulua për të favorizuar pronën e familjes Xoxa