Qeveria do të japë me koncesion shërbimin e anijeve detare në të gjitha portet e vendit. Ministria e Transporteve shpalli zyrtarisht tenderin në agjencinë e prokurimeve publike. Sipas dokumenteve zyrtare, kontrata do të ketë një vlerë prej 191.8 milionë lekë ose afro 1.5 milionë euro. Përmes saj qeveria do i transferojë privatit për një periudhë 5-vjeçare monopolin e shërbimit të anijeve detare në portin e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës, Sarandës, Romano Port dhe atë të Petroliferës në Vlorë, si dhe të gjitha portet e hapura në Shqipëri. Pas përfundimit të këtij afati investimi i transferohet sërish shtetit. Ministria e Transporteve njoftoi se tenderi do të zhvillohet në datën 24 shkurt dhe do të jetë i hapur për të gjitha kompanitë e interesuara. Fituesi do të vlerësohet në bazë të 7 kritereve të paracaktuara, ku përfshihen tarifat që kompania private do të kërkojë për shërbimin e anijeve, cilësia e pajisjeve, si dhe të ardhurat që ajo do të derdhë në shtet. Të dhënat zyrtare tregojnë se transporti detar mbetet një nga rrugët kryesore të tregtisë. Aktualisht përmes porteve të vendit transportohen 3 milionë tonë mallra dhe udhëtojnë rreth 1.5 milionë pasagjerë në vit.
Kryesore
Continue to the category‘Sky’ dhe ‘Encrochat’ fundosën bosët e krimit, eksperti zbulon kush i...
Që të përdorësh aplikacionin ‘Sky ECC’, duhet të kesh një lloj telefoni specifik. Eksperti i sigurisë Lavdrim Lita ka zbuluar detaje të reja në...