Gjergji Nika: “Më 11 maj, ndëshkoni me votë ata që tallen me qytetarët e Vlorës”

Në një qëndrim të fortë me fakte dhe deklarata publike, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Gjergji Nika, ka akuzuar hapur figurat kryesore të Partisë Socialiste në zonë për tradhti ndaj interesave të qytetarëve të Orikumit, Rradhimës, Tragjasit dhe Dukatit.

Në një postim të drejtpërdrejtë për qytetarët, Nika solli në vëmendje tre raste të rënda të abuzimit dhe mashtrimit:

Vullnet Sinaj, deputet aktual, i cili votoi në parlament për t’u marrë ujin 33 fshatrave të Lumit të Vlorës për t’ia dhënë oligarkëve.

Endri Hyseni, kandidat për deputet, që miratoi dhënien e 840 hektarëve tokë në Kaninë për panele fotovoltaike, pavarësisht kundërshtimit të pronarëve dhe banorëve.

Damian Gjiknuri, ish-ministër dhe deputet, që në 2018 premtoi se zona nuk do të kishte më probleme me energjinë, premtim që pas shtatë vitesh është kthyer në një mashtrim të hapur pasi edhe sot kjo zonë turistike elitare vuan mungesën e energjisë elektrike.

Sipas Nikës, këto raste tregojnë qartë modelin e keqqeverisjes që duhet ndëshkuar me votë. Ai nënvizon se çdo ditë që kalon nxjerr në shesh të vërtetat e hidhura të premtimeve boshe dhe të interesave klienteliste që fshihen pas tyre.

Duke i bërë thirrje qytetarëve për reflektim dhe reagim të përgjegjshëm, Gjergji Nika shkruan:

“Të nderuar qytetarë të Orikumit – Rradhimës – Tragjasit – Dukatit!
Javën e kaluar kam denoncuar me zë dhe figurë deputetin aktual Vullnet Sinaj për miratimin në parlament të marrjes së ujit të 33 fshatrave të Lumit të Vlorës për oligarkët.
Kam denoncuar gjithashtu Endri Hysenin, i cili miratoi dhënien e 840 hektarëve të Kaninës për panele fotovoltaike, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.
Damian Gjiknuri, që në maj të 2018 premtoi fundin e problemeve me energjinë, ka dështuar, dhe sot zona jonë vuan ende mungesën e saj.
Në 11 maj duhen ndëshkuar me votë, pasi çdo gënjeshtër e tyre po zbulohet çdo ditë!
⏳ Është koha t’u japim fund pasigurisë, të çlirojmë ekonominë dhe të rikthejmë besimin te qytetarët!
Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik!”

Artikulli paraprakMyzafer Elezi: “Më 11 maj, zgjedhim rendin, sigurinë dhe mirëqenien sociale”
Artikulli tjetërBasha prezanton programin për biznesin e vogël: Taksa lokale jo më shumë se 1% e xhiros, 0 tatim-fitimi, fund inspektimeve abuzive. Mbështetje për SPAK-un, që paratë të shkojnë te qytetarët, jo te shokët e Ramës