“Sadiku është shumë i fortë, po ndjen nevojën që ta ledhatojnë”

Transferimi i Armando Sadikut te Lugano ka hequr thuajse çdo lloj dyshimi te rivalët e kësaj skuadre për mbijetesën e saj në elitën e futbollit zviceran. Sipas Xhiorxhio Kontinit, trajnerit të rivalëve kryesorë, Vaduzit, me sulmuesin shqiptar në përbërje, plotësohet një grup i fortë, i cili nuk do të ketë probleme të mbijetojë në Superligën zvicerane.
Kontini e ka drejtuar Sadikun një vit më parë pikërisht te Vaduzi dhe ai pa nga afër se si sulmuesi shqiptar arriti të linte gjurmë në mbijetesën e kësaj skuadre te vogël. Tashmë, ai është i Luganos dhe për trajnerin, nuk ka dyshime që do të përsëritë të njëjtën formë edhe atje.
“Një vit më parë erdhi Sadiku që na dha një ndihmë të madhe. U rritëm me kalimin e javëve dhe fituam të drejtën për të qëndruar këtu. Tani, për Luganon, ai është një goditje e madhe, me të mund të bësh hapin cilësor. A bën diferencën? Ai duhet ta ndjejë veten i ledhatuar dhe i rëndësishëm. Dhe jam i sigurt se mister Tramexani, që e njeh, do ta vendosë në kushtet e duhura për t’u shprehur në maksimum”, tha Kontini për mediat zvicerane.

Artikulli paraprakMavraj në formacionin më të mirë të fazës së parë
Artikulli tjetërRene bllokon Lenjanin vetëm për 700 mijë euro